Windows XP me i mire?
Siç ka vendosur Dell, të njëjtin shembull kanë vendosur ta përcjellin edhe Lenovo, por edhe Hewlett Packard. Natyrisht, bëhet fjalë për vendimin se në kompjuterët e tyre, të cilët, përkundër sistemit më të modernizuar operativ Vista, ende do të përdorin atë XP i cili është pothuajse një dekadë i vjetër.
Dell ka paralajmëruar se me kompjuterët e tij do t’i shes me Windows XP edhe pas përfundimit të tij më 30 qershor, duke shfrytëzuar të drejtën e downgrade-it, Lenovo ka vendosur për një hap të ngjashëm, por në vend të instalimit të sistemit operativ në kompjuterë do të ofrojë CD-në Windows XP Recovery bootable i cili pa ndonjë problem kalon mbi Vista.
Me instalimin e sistemit XP me Recovery CD, do të instalohen edhe të gjithë driver-at e nevojshëm, derisa opsioni i përdorimit të dual-boot nuk do të jetë i mundur. Ky opsion ka qenë i ofruar në Lenovo edhe më herët, por ka qenë në plan të praktikohet deri më 31 korrik, një muaj pas ndalimit zyrtar të shitjes dhe ofrimit të mbështetjes nga ana e Microsoftit për shfrytëzuesit e Windows XP.
Situata e porsakrijuar do t’i mundësojë Lenovos shfrytëzimin e kësaj mundësie deri në fund të muajit janar 2009, derisa Dell këtë opsion do ta shfrytëzojë për aq kohë sa Microsoft do të mbështes opsionin downgrade. Prodhuesi i tretë i cili dëshiron t’i bashkohet Lenovos dhe Dellit është HP, mirëpo data dhe mënyra se si do ta bëj këtë nuk është definuar ende.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg