Internet Explorer 8
Microsoft ka publikuar detajet shtesë në lidhje me përmirësimet e sigurisë në Internet Explorer 8 (IE8), që është versioni i radhës i shfletuesit të tij të internetit. Në Microsoft veçmas theksojnë se IE8 do të jetë posaçërisht i dizajnuar që të përballet me tri fusha specifike, ku siguria është një problem i madh.
Bëhet fjalë për inxhinieringun social, pikë që tradicionalisht ka qenë e dobët për shfletuesit e internetit, si dhe sulmet në serverët e internetit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet faqeve të rrejshme dhe vjedhjes së të dhënave konfidenciale të shfrytëzuesve të internetit. Edhe pse në IE7 është integruar mbrojtja nga faqet e rrejshme, në IE8 ato do të duhej të ishin edhe më të përforcuara me teknika dhe vërejtje të reja, të cilat do të duhej të ndalonin shfrytëzuesit nga vizitimi dhe zbulimi i të dhënave të besueshme në faqe të rrejshme. Gjithashtu është theksuar që teknologjia Data Execution Prevention (DEP), e cila do të duhej të parandalojë regjistrimin e drejtpërdrejt të kodit ekzekutues në memorien e kompjuterit, do të integrohet në versionin e ri të Internet Explorerit. Në fakt, aktualisht DEP është i përfshirë në të gjitha komponentët e rëndësishme të sistemit operativ, përveç në Internet Explorer, për shkak të problemeve të caktuara me kompatibilitetin në raport me versionet e mëhershme.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg