Microsoft ul Qmimet e Windows Vista-s
Microsoft Corp tha se planifikon të ulë çmimet për sistemin e operimit Windows Vista me qëllim që të shtyjë klientët ta përdorin më shumë këtë version të ri. Prodhuesi më i madh në botë për softwaret tha se planifikon të ulë çmimet me pakicë për Vista në 70 vende të botës në fund të këtij viti, edhe për programin Service Pack 1 (SP1).
Shumë klientë tentojnë tani të blejnë një kompjuter që e ka të përfshirë edhe versionin e fundit të Windowsit.
“Me këtë metodë ne mendojmë se do të shesim më shumë kopje të Windowsit” – tha Brad Brooks, zv president i Microsoftit. Në SHBA, Microsoft do të ulë çmimet për Windows Vista Ultimate deri në 319$ nga 399$ që është aktualisht si dhe për versionin “upgrade” në 219$ nga 259 që është aktualisht. Kjo për ata klientë të cilët kanë Windows XP ose ndonjë version tjetër të Vista. Microsoft ka ulur çmimet edhe për versionet Vista Home Premium, produktin e saj kryesor deri në 129$ nga 159$ që ishte. Ulja e çmimeve do të varet nga vendet.Në vendet e varfra, Microsoft do të heqë nga tregu versionin ‘upgrade’ të Vista, pasi për shumë klientë, Windowsi blihet për herë të parë. Në vend të kësaj, Microsoft do të shesë Vista Home Premium dhe Home Basic me çmime të reduktuara. Microsoft ka shitur më shumë se 100 milionë licenca Vista që prej Janarit të vitit 2007. Por megjithë këto shitje, shumë klientë kanë ngritur shqetësimet e tyre për performancën e Vistas, e cila nuk suporton lehtë softwaret e tjerë dhe pajisje të veçanta si printerët. Microsoft tha se do të vazhdojë të shesë Windows XP deri në Qershor 2008, për të bërë të mundur më pas tranzicionin total drejt Vistas.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg