Ballina | Windows | Microsoft futet ne Hyundai e Kia

Microsoft futet ne Hyundai e Kia

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Pas marrëveshjeve të nënshkruara vitin e kaluar me Ford e Fiat, në automjetet e të cilëve gjiganti softuerik instalon zgjidhjet e veta softuerike-harduerike, Microsoft ka nënshkruar marrëveshje edhe me konglomeratin Hyundai-Kia Automotive Group.

Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Microsoft e Hyundai- Kia Automotive Group është realizuar bashkëpunimi sipas së cilit të dy kompanitë do të punojnë së bashku në avancimin e sistemeve softuerike-harduerike të cilat integrohen në automjetet, që u mundësojnë vozitësve shfrytëzim të avancuar të celularit, audio sistemit dhe pajisjeve tjera të cilat mund të lidhen në mes veti. Marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim bazohet në platformën Auto të Microsoftit. Produktet e para të cilat do të paraqiten në treg si rezultat i këtij bashkëpunimi do të mund të shihnin dritën vetëm në vitin 2010, mirëpo sipas pohimeve të dy kompanive, vozitësve do tu ofrojnë kënaqësi të paharrueshme.

Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN