Ballina | Windows | Microsoft perseri ne lufte!

Microsoft perseri ne lufte!

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Microsoft ka vendosur të bëj edhe hap tutje në luftë kundër pronarëve të kopjeve ilegale të Windows, të cilët, dorën në zemër, janë më shumë sesa ata legal. 

Kanë kaluar rreth dy vite prej paraqitjes s mekanizmit të Microsoftit, WGA, apo Windows Genuine Advantage Notification detyra parësore e të cilit ka qenë njoftimi i përdoruesve se janë duke përdorë kopje ilegale të Windows-it (sikur nuk e kanë ditur secili pa i thënë askush). 

Natyrisht, kjo 'pengesë' shpejt është kaluar nga ana e atyre të cilët merren me softuer ilegal. 

WGA nga kjo javë është avancuar edhe më, prandaj prej tani e tutje Windows XP-të ilegalë do të bëjnë që sipërfaqja punuese e përdoruesit të bëhet krejt e zezë, një gjë që do të paraqitet çdo gjashtëdhjetë minuta të përdorimit të kopjes ilegale të Windows.

Pos "errësimit" të ekranit, në pjesën e tij të poshtme do të paraqitet një porosi transparente për faktin se ju jeni duke përdorë kopje

ilegale të Windows. 

Të gjitha këto telashe, natyrisht, mund të hiqen qafësh duke instaluar softuerin origjinal. E tani ajo ana pozitive për të gjithë ju 'dashakëqij" të cilët përdorni kopje ilegale të softuerit, nëse i bëni azhurnim (update) sistemit tuaj operativ vetëm 'hidhjani syrin" asaj që po instaloni, sepse ndoshta nuk dëshironi të instaloni WGA Notifications.

Mirëpo, siç qëndron kjo punë në botën e informatikës, kur prodhuesi ia vendos përdoruesit ndonjë problem.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN