Ballina | Shkence | Harbin Smart Special Aerocraft

Harbin Smart Special Aerocraft

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Një kompani kineze ka zhvilluar një prototip të pjatëzës fluturuese, ose siç e njohim më mirë, të një objekti fluturues të paidentifikuar me telekomandim. UFO është 1.2 metra në diametër dhe është në gjendje të ulet dhe të ngrihet deri 1 mijë metra në hapësirë me anë të telekomandës. 

Shpejtësia maksimale është 80 kilometra në orë. "Harbin Smart Special Aerocraft" po punon prej 12 vitesh me këtë projekt. Deri më sot ka shpenzuar 28 milionë jen për të sjellë në jetë prototipin e ngjashëm me UFO-t. Modeli është dizenjuar duke vëzhguar fotografitë e dëshmitarëve dhe të shërbimit informativ. Prandaj herën tjetër që do të shihni një object të çuditshëm në ajër, mos u habisni sepse mund të jetë një lodër të rriturish.

http://gizmodo.com/tag/harbin-smart-special-aerocraft/
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko
Te gjitha materialet e kesaj faqeje, ne te cilat tregohet burimi i tyre "truri.com", mund te kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shperndahen.