Asus Laptop me projektor te integruar
Kompania Asus në panairin Computex, i cili është mbajtur ditë më parë në qytetin kinez Taipei, ka shfaqur laptopin me projektor mbi monitor.
Pa ndonjë paralajmërim dhe paraqitje të veçantë, Asus në stendën e vet në Computex ka shfaqur një laptop paksa të çuditshëm. Në shikim të parë duket se bëhet fjalë për një laptop TV zakontë me dimensione diç më të mëdha, por ky laptop mbi monitor ka nj shtojcë me të cilën dallohet nga konkurrenca. Bëhet fjalë për një projektor rrotullues të integruar në shtëpizë.
Ndriçimi i madh në panair i ka ndaluar gazetarët të vlerësojnë se sa është i mirë projektori i integruar, mirëpo duke pasur parasysh se ky kompjuter është një prototip, mund të priten edhe përmirësime nëse shihen si të nevojshme.
Duke marrë parasysh dimensionet ky laptop ndoshta edhe nuk do të jetë edhe ëndërr e biznesmenëve të cilat gjenden në udhëtim, por derisa Asus ta sjellë atë deri tek prodhimi serik edhe dimensionet e tij mund të ndryshojnë. Natyrisht, me kusht që prototipi edhe në të vërtetë të arrijë deri tek prodhimi serik.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg