Video lojerat - truri i femijeve
Duket se lojërat nuk janë vetëm sa për të humbur kohë, për nxitje të dhunës tek të rinjtë dhe gjëra të ngjashme. Në University of Missouri një lojë e përdorin si mjet për nxitjen e punës së trurit tek fëmijët me sëmundje nervore - autistët. Guy McCormack është shkencëtari udhëheqës i njësisë për terapi profesionale dhe repartit shkencor të mjekësisë në University of Missouri. Një pjesë e punës së tij shkencore është edhe analizimi dhe vëzhgimi i punës së trurit të fëmijëve të sëmurë nga autizmi, e në punën e tij, për befasinë e shumëkujt, ai përdorë edhe një video lojë. Loja e emëruar Space Race është e dizajnuar asisoj që me raketën e shfaqur në ekran të udhëhiqet ekskluzivisht me valët e trurit, derisa aftësimi për udhëheqje në këtë mënyrë mund të jetë me ndihmë të gjithmbarshme për zhvillimin e punës së trurit tek sëmundjet e caktuara siç është autizmi. Çdo lëvizje e suksesshme e raketës në lojë shpërblehet me efekte të caktuara audio-vizuale, që personin i cili "luan" lojën e motivon të përpiqet edhe më shumë. Të gjitha të sipërpërmendurat sjellin deri tek "ngjallja" e pjesëve të caktuara të trurit dhe me këtë përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit. Këtë teknologji të transmetimit të valëve të trurit nëpërmes sensorit deri tek kompjuteri, të quajtur neurofeedback, e ka zbuluar NASA, prej të cilëve profesori Guy McCormack edhe e ka marrë.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg