Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
LONDËR – Të nisësh fluturimin si James Bond në “Thunderball: Operazione tuono” nuk do të jetë më një sajim kinematografik
Por nuk do të jetë padyshim as ekonomike: mini aeroplani i quajtur ‘jetpack’, ose aeroplani që mbahet në mbi shpinë, kushon 63 mijë euro dhe duhet të jetë në shitje duke filluar që nga viti që vjen.
Modeli i parë “First Practical Jetpack” do të prezantohet sot në panairin e aviacionit në Oshkosh, në Wisconsin.
Jetpack prodhuar nga shtëpia prodhuese Martin, do të krijojë mundësinë vetëm për udhëtime të shkurtra, që zgjasin maksimumi 30 minuta në një lartësi maksimale prej 8 mijë këmbësh, (2,4 km), ndërkohë që jeta e motorrit do të jetë konsiderueshëm e fuqishme.
Pajisja ka kaluar me sukses teste të shumtë. I projektuar nga Glenn Martin, është pak a shumë 1.5 metër, mbahet me 3 këmbë dhe ka edhe një parashutë.
Mes pilotëve që kanë provuar jetpach ka qenë edhe një femër, gruaja e Martinit, Vanessa, e cila ka treguar eksperiencën e saj në të përditshmen angleze “Daily Mail”.
“Ishte një eksperiencë e paprovuar, sepse kur e vesha ishte ende një prototip. Ishte i ngrohtë dhe i zhurmshëm. Por kur fillon të ngrihesh nga toka nis të provosh një ndjenjë lirie që të emocionon shumë”- ka thënë ajo.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg