Ballina | Shkence | Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen

Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Quhet Rock Port qyteti i parë i Shteteve të Bashkuara, i furnizuar plotësisht me energji nga era. Lokaliteti i vogël mes Missourit dhe Mississippi, numëron 1.300 banorë, afërsisht aq sa mund të mirëpresë një vend i vogël italian mes malesh. Gjithë energjia vjen nga era. Në fushat pak metër larg qendrës së qytetit janë vendosur 4 turbina me helika Suzlon, secila me 1.25 megawat që furnizojnë me energji 16 gigavator në vit. Në këtë mënyrë do të jetë e mundshme të përdoret 100% energji e pastër për të furnizuar shtëpitë, shkollat, ndërtesat publike dhe komerciale.

Era në shitje

Por jo vetëm: në fakt nevojat totale vjetore për qytetin rrotullohet rreth 13 gigatora, ndërkohë që rendimenti i turbinave arrin deri në 16 gigatora. Tre gigawat në avancë do të shiten në një ndërmarrje publike ose do të përdoren diku tjetër. Helikat duken një punë e mirë të paktën në këtë fushë. Për këtë janë të bindur edhe kërkuesit në fushën e burimeve të tjera të energjisë në universitetin e Missourit. Janë 75 helika të shpërndara në rrethinat e Rock Port dhe sipas specialistëve, vetëm taksat e paguara nga Wind Capital Group, shoqëri në krye të menaxhimit të ‘fermave të erës’ në këtë zonë, do të prodhojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit, që do të përfundojnë në shtëpitë e kontest.

Plantacionet e së ardhmes

Edhe shoqëri të tjera prodhuese të energjisë me helika po drejtohen këtu për krijimin e impianteve të reja. Sipas një harte të publikuar nga departamenti i energjisë verilindja e shtetit të Missourit ka mundësitë më të larta në këtë fushë se gjithë vendi, sepse këtu ka shumë erë dhe vendet e përshtatshme për vendosjen e turbinave. Zgjidhja e të ardhmes do të jetë era dhe për këtë ekspertet janë të sigurta. Dhënia me qira e helikave për shembull mund të arrijë nga 3-5 mijë dollarë, një marrëveshje shumë frytdhënëse.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN