Ballina | Shkence | Apple ne krye

Apple ne krye

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Kënaqësia e shfrytëzuesve, investimi në zhvillim, kreativiteti janë vetëm disa nga parametrat sipas të cilave revista e njohur BusinessWeek e përpilon listën e saj të kompanive më inovative në botë. Sikurse edhe vitin e kaluar në maje të listës është gjendur Apple, e në mesin e dhjetë të parave janë përfshirë edhe gjashtë kompani të sektorit të teknologjisë komunikuese e informuese (TKI) që janë interesante për ne.


Lista The World50 Most Innovative Companies e BusinessWeek përpilohet në bazë të dhënave të grumbulluara nga tre mijë udhëheqës të kompanive udhëheqëse botërore.
Secili nga personat e përfshirë në anketën e kryer është përgjigjur në 17 pyetje, e gjatë përpunimit të listës BusinessWeek ka marrë parasysh parametrat si qarkullimin trevjeçar të kompanisë, rritjen e vlerës së kompanisë, vlerën e aksioneve dhe shumë aspekte tjera. Sikurse edhe vitin e kaluar, listës i prinë gjiganti elektronik Apple, në vendin e dytë është gjendur Google, derisa përcillet nga Toyota Motor.
Vendin katërt e ka zënë General Electric derisa në vendin e pestë është pozicionuar Microsoft. Nga kompanitë tjera në këtë listë të kompanive më innovative në botë të cilat për ne janë interesante nga TKI-ja janë gjetur edhe: Nintendo në vendin e shtatë, Sony në të nëntin, Nokia në të dhjetin, IBM në 12, HP në 15, Facebook në 25. dhe Samsung në vendin e 26-të.

Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN