Wikimedia
Fondacioni i njohur "Wikimedia", me seli në San Francisco, ka fituar një donacion prej tre milionë dollarësh, që është edhe shuma vjetore të cilën gjatë tri viteve të ardhshme do t'ia dhurojë një fondacion tjetër "Alfred P. Sloan", që në vitin 1934 është themeluar nga ish-presidenti i gjigantit të automjeteve, General Motors, që mban edhe emrin e tij.
Këta tre milionë dollarë shumë ngrohtë i ka pranuar edhe "Wikimedia", një organizatë jofitimprurëse e cila tërësisht varet nga donacionet e vizitorëve të saj elektronik, sepse nga faqet e saj të internetit janë larguar të gjitha reklamat.
Sipas të dhënave nga muaji qershor i vitit 2007, Wikimedias I nevojiten 75.000 dollarë amerikanë në muaj që të mund të funksionojë, që sipas mediave franceze, kjo shumë është dukshëm më e lartë. Kjo organizatë, e cila është themeluar në vitin 2003, në mënyrë të suksesshme udhëheq me projektet siç është shumë e njohura Wikipedia, e cila ka filluar të plotësohet me të madhe edhe në gjuhën shqipe, fjalori Wiktionary, faqja informative e internetit Wikinews dhe shumë projekte tjera.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg