Indianet blejne Hummer-in?
Apetiti i korporatave indiane me të vërtetë është i madh – kompania Tata pasi që ka blerë prodhuesin Jaguar dhe Land Rover, tani ajo dëshiron të blejë edhe Hummer, derisa në garë, si edhe më herët, i është bashkuar edhe kompania Mahindra.
General Motors vetлm këtë javë ka publikuar lajmin se është duke konsideruar shitjen e Hummer-it, e të interesuarit veçmë janë paraqitur.
Natyrisht, komente zyrtare nga ana e General Motors tani për tani nuk ka, edhe pse është e qartë që Hummer me rënien ekzistuese të shitjes (60% është më e dobët shitja e këtij maji në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar) dhe çmimit në rritje të karburanteve mund të priten vetëm edhe rënie tjera.
General Motors me të vërtetë nuk mund t’i lejojë vetes që të ketë barrë në shpinë edhe një humbës, prandaj shitja është plotësisht reale. Dy prodhuesit gjigantë indianë, përndryshe, janë duke luftuar edhe për blerjen e prodhuesit të motoçikletave MV Agusta.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg