Ballina | Lajme | Audi sulmon Ameriken

Audi sulmon Ameriken

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Audi, planifikon të bëjë për vete amerikanët e pasur, të cilat sipas traditës blejnë BMW, Mercedes e Lexus.

Edhe pse në asnjë pikëpamje nuk mbetet prapa tyre, Audi në Amerikë nuk e gëzon imazhin si BMW apo Mercedes, që drejtpërsëdrejti ndikon edhe në shitje, me fjalë tjera, shumica e blerësve me para të njëjta do të blejnë automjetet e dy prodhuesve tjerë para Audisë. Natyrisht, në Evropë Audi nuk duhet të luftojë me paragjykime të tilla, prandaj kryeministrat, kryetarët, biznesmenët, kriminelët dhe të gjithë tjerët shumë me qejf vozisin automjetet e kësaj marke. Audi megjithatë veçmë ka atutë e vetë, me të cilët do të luftojë për pjesën e vet të tortës në Amerikë, derisa po përgatitë edhe tjerë. Modelet Q7 e A5 definitivisht tërheqin vëmendjen, sepse mund të quhen automjete "lifestyle", e këtu është modeli fantastic R8.

Së shpejti arrin edhe SUV-i kompakt, i cili në mënyrë hierarkike do të pozicionohet nën Q5-shin e paraqitur. Në mënyrë logjike, ai do të emërohet Q3, por ekziston mundësia që për tregun amerikan do të merr një emër të ri, për shkak të marrëveshjes me Nissan-in që shenja Q mund të përdoret vetëm në Q7 e Q5. Në fakt, brendi i Nissan "Infinity" tek modelet e saj qysh moti e përdorë këtë shenjë.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko
Te gjitha materialet e kesaj faqeje, ne te cilat tregohet burimi i tyre "truri.com", mund te kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shperndahen.