AVEO, vetura me e shitur ne bote
Gjiganti i automobilave "General Motors" (GM) ka përgatitur një befasi të këndshme për adhuruesit e modeleve të veturave sportive, pas i që I nderojë pamjen versionit të vjetër të veturës shervolet Aveo.
Të inkurajuar nga shitje më se gjysmë milion makinash të shitura, që nga viti 2005 deri më sot, kompania "GM" krijoi gjeneratën e dytë të veturës chevrolet "Aveo" me 3 dyer. "Aveo"- 3 dyer, ka pasuar një ndryshim të madh, në të cilën do të përfshihen shumë më të tepër aksesorë s e modeli i mëparshëm.
Për dallim nga modeli i mëparshëm, Aveo tani më bëhet më dinamike dhe me një karakter shumë më sportiv. Pjesa e parme e veturës ka një formë të re gjithashtu dhe në pjesën e prapme ka disa ndryshime. Risi tjetër i modelit të ri "Aveo" që është vërtetë mbresëlënës, është enterieri I veturës i zbukuruar me dekorime estetike.
Për sa i përket motorit, Aveo fillimisht do të ofrohet me dy motorë me marsh mekanik prej pesë shpejtësish - 1.2-litërshin (75 KF), dhe me marsh automatik 1.4 litërshin (85 KF), ndërkaq modelet dizel me djegie të drejtpërdrejt do të gjenden në ofertë deri në fund të vitit.
Ndërkaq, nga muaji I ardhshëm versionin e ri të "Aveo" me tre dyer, dhuruesit nga Maqedonia do ta gjejnë në të gjitha përfaqësuesit e "GM" për Maqedoni gjegjësisht në auto sallonet e "AutoStart"- Ohër, "AutoCeM"-Tetovë, "Auto Makedonija " - S h k u p , "Olimpia"- Shkup dhe 'AvtoKuqa"- Shkup.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg