Ekonomik per librin Guinnes
Çifti australian, John e Helen Taylor, do të mbesin të regjistruar në Librin e rekordeve Guinnes si vozitës të automjetit serik me shpenzimin më të vogël mesatar.
Në shoqëri të rekorderëve është edhe Peugeot 308, seria e fundit e kompaktit francez. Gjatë rrugëtimit 25-ditor nëpër bregdetin Australian çifti Taylor, me automjetin e tyre Peugeot, kanë kaluar 14.500 kilometra dhe mesatarisht kanë shpenzuar vetëm 3.1 litra në 100 kilometra.
Me fjalë tjera, me një mbushje të rezervarit me kapacitet prej 60 litrash karburant kanë arritur të kalojnë madje 1.917 kilometra. Automjeti ka qenë Peugeot 308 HDi 110 i cili është vënë në lëvizje me motorin 1.6- litërsh turbodizel.
Sipas të dhënave zyrtare, motori me fuqi prej 109 KF në 308 mesatarisht shpenzon 4.7 litra në 100 km. Me këtë sukses Peugeot 308 në listën e automjeteve më ekonomike ka trashëguar paraardhësin e vet, modelin 307.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg