Toyota preferon motore benzin-elektrik!
Derisa Toyota, si udhëheqës botëror në prodhimin e automjeteve hibride, preferon motorë benzinë-elektrik, salloni i sivjetmë në Gjenevë ka vërtetuar se prodhuesit evropianë si opsion më të mirë e konsiderojnë lidhjen dizel-elektrikë.
Në fakt, shfrytëzueshmëria më e madhe të cilën e arrijnë motorët kompakt dizel, në krahasim me ata me benzinë, kanë krijuar mundësitë për proto type mbresëlënëse siç është rasti i atij të Volkswagenit - Golf Hybrid, i cili në njëqind kilometra shpenzon vetëm tri litra e gjysmë karburant. Përkundër të gjitha rezultateve, drejtori ekzekutiv i Toyotas, Katsuaki Watanabe, ka thënë në panairin e automjeteve të Gjenevës se, Toyota nuk ka ndërmend të zhvillojë hibride dizel-elektrikë. Në Toyota kanë për qëllim të fokusohen në zhvillimin e teknologjisë së baterisë e cila në Prius-in e tyre do të mundësonte të kalohen 80 kilometra autonome, ekskluzivisht me energji elektrike.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg