Ferari California
Dy ditë pas lansimin të lajmit, në një faqe të vogël interneti, për automjetin e ri të Ferrarit, janë paraqitur edhe fotografitë e para të tij. Automjeti më i ri nuk do të quhet Dino siç është përfolur, por California. Numëratori në faqen e Ferrarit ende është duke numëruar dhe kanë mbetur edhe pak ditë deri te paraqitja e detajeve të reja. Krejt këto janë pak krahasuar me faktin se para nesh janë fotografitë e para të automjetit sportiv të Ferrarit, me kulm të fortë, i cili publikut do t’i paraqitet zyrtarisht në panairin e automjeteve në Paris.
Të dhënat teknike tani për tani janë të mangëta. Supozohet se nën mbulesë gjendet motori 4.3-litërshi V8 me 460 KF dhe injeksion të drejtpërdrejtë, derisa kutia e marshit prej shtatë shpejtësish dhe lidhje të dyfishtë është e vendosur në pjesën e prapme.
Arritja e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë do të duhej të arrihet për më pak se katër sekonda, derisa me kulm të hapur, do të duhej të kalojë shpejtësinë prej 300 kilometrash në orë.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg