Firefox per Guinness
Mozilla u pat bërë thirrje shfrytëzuesve që në ditën e lansimit të Firefox 3 të shkarkojnë shfletuesin nga faqja e tyre dhe kështu të tentojnë të vendosin rekord në numrin e shkarkimeve brenda një dite të vetme. Komisioni i librit të rekordeve Guinness ka njoftuar se ata edhe kanë arritur të korrin sukses, që nuk është për tu çuditur, sepse kjo është hera e parë që dikush ka tentuar të thyej këtë rekord. Firefox 3 është lëshuar për shpërndarje më 17 qershor dhe atë dite është shkarkuar nga më shumë se tetë milionë shfrytëzues. Komisioni i Guinness nuk ka mundur të marrë këtë të dhënë si punë të kryer dhe është dashur të kontrollojë të gjitha regjistrat në server dhe të largojë shkarkimet e dyfishta si dhe ata që nuk kanë arritur ta shkarkojnë deri në fund, e të tillë në orët e para kanë qenë të shumtë, sepse serveri ka qenë nën ngarkesë të jashtëzakonshme. Një ditë para fillimit të shpërndarjes serveri ka rënë sepse ka qenë i madh numri i shfrytëzuesve të flaktë të cilët kanë ardhur të shikojnë nëse Firefox 3 ishte në dispozicion për tu shkarkuar. Në momentin kur ka filluar të shkarkohet serveri ka përpunuar 9.000 shkarkime në minutë, e vetëm gjatë pesë orëve të para është thyer rekordi I Firefox 2 prej 1.6 milionë shkarkimeve në ditë.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg