Hakeret turq sulmojne faqet kroate
Turqia ka fituar në fushën e lojës jo vetëm falë 11-metërshave përballë Kroacisë, por edhe "online". Një grup piratësh kompjuterikë turq kanë dëmtuar faqen e Ministrisë së Jashtme kroate, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes. Ata kanë arritur që të hyjnë në sistem duke ndryshuar faqen kryesore, për të vendosur në të një flamur të madh të Turqisë.
Ata kanë vendosur edhe një mbishkrim në turqisht dhe anglisht për të treguar edhe autorësinë. "Falënderime të gjithë anëtarëve të grupit terrorist të Turqisë dhe Arabisë Saudite". Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë Kroate, Mario Dragun, ka bërë të ditur për mediat kroate se gjatë pesë ditëve të fundit ishin parandaluar tre sulme nga grupet e hackerave, ndërsa po bëhej e pamundura për të rregulluar edhe një herë faqen e internetit ashtu siç ishte. Viktima të piratëve informatikë janë bërë edhe shumë faqe të tjera kroate, ku shfaqeshin mbishkrime me rezultatin e ndeshjes dhe flamuj turq.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg