Kamere digjitale per gjeneraten YouTube
Çdo ditë e më shumë prodhues të kamerave digjitale dhe fotoaparateve paraqesin produktet e tyre për publikimin e drejtpërdrejt të përmbajtjeve në ndonjërin prej shërbimeve të shumta të internetit. Shembulli i fundit në vargun e këtij trendi është edhe kamera më e re digjitale e kompanisë JVC.
JVC e ka plotësuar serinë e vet të kamerave të saj digjitale Everio S me modelin më të ri me shenjën. Kamera, mes tjerash, ka edhe një buton me të cilin mundësohet publikimi I thjeshtë i përmbajtjeve të incizuara në shërbimin YouTube, që është edhe me i popullarizuari i llojit të tij në internet. Kjo kamerë kompakte peshon vetëm 272 gramë, për ruajtje të dhënave shfrytëzon kartelën e memories SD, ka ekran LCD me diagonale prej 2.7 inçësh, thjerrëza optike është ajo e kompanisë Konica Minolta me zoom prej optik 35x, ka edhe encoder MPEG-2, derisa shitet edhe me paketën softuerike CyberLink. Pikërisht nëpërmes tij, me shtypjen në një buton, është mundësuar dërgimi i materialit të incizuar në shërbimin YouTube. JVC GZMS100 do të duhej të paraqitet në tregjet e mbarë botës këtë qershor me çmim prej 349.99 dollarësh amerikanë.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg