Ballina | Internet | Ideatoret e Google, Engjujt Miljardere

Ideatoret e Google, Engjujt Miljardere

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Themeluesit e motorit të kërkimit në internet, "Google", janë djemtë që çdokush do t'i kishte zili. Përtej pamjes së këndshme, të qetë e gati-gati modeste, ata janë super-miliarderë, të famshëm dhe shumë të suksesshëm. Në portretet në media, Larry Page dhe Sergey Brin, shfaqen si djemtë e sjellshëm të "derës ngjitur", ata që vijnë nga një shtresë e mesme, por e zgjuar e periferisë amerikane. Larg jetës ekstravagante, mes jahteve dhe avionëve privatë, si shefi i ri i kompanisë së softëare-ve, "Oracle", Larry Ellison, të dy shpikësit e motorit "Google", kanë një stil jetese tejet modest për famën që i rrethon. Ata madje, nuk kanë as makina sportive dhe apartamente të thjeshta. Të dyve, Page dhe Brin, u ndodhi të "shfaqnin" gjeninë e tyre me kompjutera dhe si rezultat u bënë edhe themeluesit e motorit më të madh të kërkimit në internet. Por, historia e tyre është shumë e gjatë se kaq.

Origjina
Larry Page ka lindur dhe është rritur në Miçigan, është djali i Karl Page, një pionieri në shkencën kompjuterike. Edhe nëna e tij punonte me programimin e kompjuterave dhe vetë Larry thotë se ishte dashuruar me kompjuterat që në moshën 6-vjeçare. Brin është moskovit, djali i një ekonomisti e matematicieni rus. Familja e tij me origjinë hebreje, emigroi në SHBA në vitin 1979, për t'i shpëtuar persekutimit dhe kështu Brin nisi të studionte matematikë dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Merilandit, para se të regjistrohej në Universitetin e Stanfordit, për masterin dhe doktoraturën. Të dy u takuan në Universitetin e Stanfordit në mesin e viteve '90, ku po kryenin doktoraturën në shkenca kompjuterike. Natyrisht, nuk ishte një shpikje e momentit dhe as një shoqëri që u krijua sa hap e mbyll sytë. Ata u bënë miq ndërsa po krijonin një sistem të ri të motorit të kërkimit në internet nga konvikti i shkollës së tyre. Fillimisht, ata krijuan një sistem softëare të quajtur "BackRub", ku motori i kërkimit do të listonte rezultatet sipas popullaritetit të faqeve, por kuptuan se rezultati i dëshiruar nuk ishte gjithnjë ai më popullori. Kështu, pasi e ndryshuan emrin në "Google", ata e lanë kolegjin dhe pjesa tjetër është e gjitha histori.

Projekti në garazh
Me një milion dollarë të siguruara nga familja, miqtë dhe investitorë të tjerë, më 7 shtator 1998, "Google" u paraqit zyrtarisht në tregun e kibernetikës nga garazhi i një miku të tyre. Fillimisht, ky motor kërkimi procesonte 10.000 kërkesa në ditë, krahasuar me 200 milionë sot. Google sot e ka qendrën në Mountain Vieë, në qendër të së famshmes Silicon Valley në Kalifornia. Ka diçka shumë kaliforniane në filozofinë e Page dhe Brin. Ashtu siç ia ka shpjeguar dikur Page programit të lajmeve në televizionin "ABC", të dy kanë një qëllim të vetëm dhe një moto: "të mos jenë kurrë të këqij". "Mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme, shumë e rëndësishme për ne dhe klientët tanë", - ka thënë ai. Djem të mirë, e shihni. Dhe të pasur gjithashtu. Shumë, madje!

(balkanweb)
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko
Te gjitha materialet e kesaj faqeje, ne te cilat tregohet burimi i tyre "truri.com", mund te kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shperndahen.