Ballina | Internet | Hakeret sulmojne mbi 500.000 lokacione uebi ne mbare boten

Hakeret sulmojne mbi 500.000 lokacione uebi ne mbare boten

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Hakerë anonimë kanë sulmuar këtë javë dhe rrezikuar mbi gjysmë milionë lokacione të uebit në mbarë botën, bën të ditur kompania ndërkombëtare kundër viruseve - TrendMicro.


Numri i lokacioneve të sulmuara, sipas ekspertëve të kompanisë TrendMicro po rritet me shpejtësi të madhe, derisa sulmuesit po tentojnë të infektojnë kompjuterët e vizitorëve të lokacioneve të sulmuara. Vizitorët e lokacioneve të sulmuara drejtohen kah disa serverë të hakerëve pa ndërprerë. Softueri dashakeq, i cili fshihet në serverin e fundit me radhë, teston nëse përdoruesi i kompjuterit ka azhurnuar softuerin e tij, respektivisht a ka instaluar shtojcat softuerike të cilat evitojnë lëshimet e sigurisë, si në rastin e shfletuesit të internetit Internet Explorer apo në Real Player, që është program pa pagesë për riprodhimin e materialeve audio dhe video nëpërmjet internetit në kohë të shkurtër. Në rast se shfrytëzuesi i internetit nuk e ka bërë këtë, softueri dashakeq keqpërdorë lëshimet e përmendura dhe “infekton” kompjuterin e sulmuar.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko
Te gjitha materialet e kesaj faqeje, ne te cilat tregohet burimi i tyre "truri.com", mund te kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shperndahen.