Ballina | Internet | "Online Pedofilia"

"Online Pedofilia"

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Gjiganti i internetit me zgjidhjen e tij softuerike është kyçur në punën e organizatës joqeveritare amerikane NCMEC (National Centre for Missing and Exploited Children), e cila pos tjerash merret edhe me gjetjen dhe ndjekjen e pedofilëve online.

Kjo zgjidhje softuerike e Google është përpunuar për gjetjen dhe bllokimin e ideopërmbajtjeve të mbrojtura me të drejtat autoriale në shërbimin YouTube, mirëpo tani ajo është përshtatur edhe për gjetjen e përmbajtjeve të pedofilisë në internet. Programi nga Google përdorë algoritme të avancuara të cilët duke njohur mostra të caktuara në përmbajtjet e internetit identifikon ato që kanë të bëjnë me pedofili. Programi i paemër I Google është përshtatur në bashkëpunim me Technology Coalition Against Child Pornography pranë organizatës NCMEC. Është frikësuese e dhëna së NCMEC qysh prej vitit 2002 në internet ka zbuluar më shumë se 13 milionë fotografi dhe video me përmbajtje pedofilie.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN