Demonoid kthehet nga "te vdekurit"
Hapësira e njohur e uebit për entuziastët e peer-to-peer (P2P) – Demonoid është prapë online. Duket se shkak I ndërprerjes së punës nuk kanë qenë problemet ligjore, por problemet me administratë.
Pas shtatë muajsh të mosekzistimit në internet, Demonoid punon sërish.Ueb faqja e njohur është zhdukur nga interneti pa ndonjë paralajmërim, e në faqen Torrentfreak, e cila përcjellë ngjarjet e këtyre llojeve të shërbimeve, është mundur të lexohet se shkaku I padisë së Shoqatës kanadeze për mbrojtjen e të drejtave të incizimit (CRIA) ka qenë ajo e cila ka urdhëruar ISPnë e Demonoid-it t'I ndalojë ofrimin e shërbimeve. Sipas një mbishkrimi të faqen "e ngjallur" Demonoid, kjo nuk është e vërtetë. Administratori thotë se faqen është dashur të ndalojë së mirëmbajturi për shkak të problemeve personale. Gjatë këtyre shtatë muajve ka arritur të gjej të njohur të besueshëm dhe miq të cilët do ta vazhdojnë këtë punë në vend të tij, e ai do të inkuadrohet kohë pas kohe në rast se shihet nevoja për përvojën e tij. Në vërejtje gjithashtu thuhet se gjatë disa ditëve të ardhshme mund të vije deri tek ndërprerja e punës së faqes derisa administratorët nuk vendosin çdo gjë në vend të vet, e më pas të gjitha do të vazhdojnë me të vjetrën.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg