Google edhe ne Medicine ?
Kërkuesi amerikan i internetit "Google" lansoi mjet të ri "Fly trends" i cili do të duhet t'u ndihmojë autoriteteve federale amerikane t'i ndjekin gjurmët e epidemisë dimërore të gripit. "Fly trends" regjistron fjalë kyçe lidhur me gripin dhe sëmundjet e tjera të ngjashme të cilat shfrytëzuesit i kërkojnë në internet dhe publikojnë hartë të rajoneve të përfshira nga gripi, me çka në kohë reale do t'i paralajmërojnë Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjes (CDC), për aktivitetin e virusit. Hulumtimet kanë treguar se midis 35 dhe 40 vizitorë të internetit janë lidhur me probleme shëndetësore sepse në raste sëmundjeje njerëzit tentojnë të informohen për simptomet. CDC-ja deri tani luftën e saj kundër epidemisë dimërore të gripit e ka bazuar ndaj numrit të pacientëve të cilët kanë shkuar në mjek dhe sasisë së testeve laboratorike, me ç'rast është zbuluara sëmundja. Një numër i madh njerëzish, megjithatë, nuk shkojnë në mjek për shkak të gripit, ndërsa shumica e mjekëve simptomat e virusit i mjekojnë paraprakisht pa kryer analiza. Përveç kësaj këto të dhëna deri te CDC-ja kanë mbërritur me vonesë prej dy javësh, ndërsa nëpërmjet "Fly trends" do të dorëzohen në kohë reale.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg