72 % prinderve Britanik i spiunojne femijet e tyre
Aktivitetet e fëmijëve të tyre në internet i spiunojnë 72 për qind e prindërve në Britani të Madhe, kanë dëshmuar rezultatet e hulumtimit të cilin e ka kryer kompania “Garlic”, e specializuar për analizimin e privacisë së shfrytëzuesve në rrjetin e internetit.
Një e katërta e prindërve lidhen fshehtazi në internet, me fjalëkalimet e fëmijëve të tyre, për pasur qasje në postën elektronike dhe shkëmbimin e informatave nëpërmes rrjeteve shoqërore.
Një e katërta tjetër përdorë mënyrë shumë më të sofistikuar, e kjo është hapja e regjistrimeve të rrejshme në internet për të kontrolluar fëmijët e tyre.
Kjo masë paraprake e prindërve, sipas mendimit të “Garlic”, mund të sqarohet me aktivitetet e ndaluar të fëmijëve të tyre, kanë njoftuar disa agjenci lajmesh.
Në Britani të Madhe, siç vlerësohet, 750.000 fëmijë në mes moshave tetë dhe 12 vjeç janë të regjistruar në rrjetet shoqërore siç janë “Bebo”, “MySpace” e “Facebook”, edhe pse për këtë regjistrim është e nevojshme që të kenë 13 vjet, e madje edhe 14 në atë “MySpace”.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg