Banka e Amerikes me ne fund perkrahu Firefoxin
Banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara ka injoruar zyrtarisht shfletuesin e Internetit numër dy në botë—aktualisht. Një parashikues për Networkworld.com nxori në pah se aktualisht faqja e internetit të Bankës së Amerikës nuk e rendit Firefoxin e Fondacionit Mozilla si një “shfletues përkrahës”, edhe pse Firefoxi komandon pothuajse 20 përqind të tregut të shfletuesve të internetit.
Faqja e bankës rendit Internet Explorerin e Microsoftit, Safarin e Apple-t, dhe Netscape si shfletues të pranueshëm.
Sigurisht, Firefoxi, i cili u lëshua në 2004 dhe aktualisht vendosi një rekord Gines për shkarkueshmëri në një periudhë 24 orësh, punon ende me faqen e internetit të BA—vetëm se jo zyrtarisht.
Kjo çështje doli në pah kur një klient i BA kontaktoi bankën për problemet që ai kishte për të hapur faqen duke përdorur shfletuesin Safari. “Ju lutem, mos më thoni që thjesht të përdor Firefoxin ”, i tha lexuesi i Networkworld.com kujdesit ndaj klientit të BA.
Nuk ka problem, sipas kujdesit ndaj klientit.
“Ju lutem, vihuni në dijeni se Banka e Amerikës nuk e përkrah Firefoxin”, ishte përgjigjja e shërbimit të klientit.
Kur u përballë me pyetjen se pse faqja e internetit të bankës numër 1 në botë nuk e përqafon me gjithë zemër shfletuesin numër 2 të 180 milionë përdoruesve, një zëdhënëse i tha Networkworld.com se “ekziston një proces që ne ndjekim për të ‘përkrahur zyrtarisht’ llojin dhe versionin e një shfletuesi, i cili përfshin cikle të thella testimesh të funksionimit dhe të prapavajtjes”.
Meqenëse përdorimi i shfletuesve të Firefoxit është rritur me shtimin e klientët tanë, ne do të fillojmë një model përkrahës të plotë për Firefox version 2.x në të ardhmen shumë të afërt,” i tha zëdhënësja Tara Burke Networkworld.com
Mendoni se “e ardhmja shumë e afërt” do të provojë që të jetë shumë afër? Mos i varni shpresat te ajo.
Aktualisht Firefoxi është në versionin 3.0.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg