Disk i forte rezistues ne zjarr e uje
Nuk e dimë se çfarë të dhënash ju mbani në diskun tuaj të fortë, mirëpo nëse vjen deri te vërshimet apo zjarri, autori i këtij teksti sigurisht nuk do të përkujdeset për të dhënat e tij. E vërtetë, kjo për faktin se e kemi një sistem të avancuar të ruajtjes së dhënave në një server të caktuar, mirëpo ata që nuk e kanë këtë ndoshta do ta kërkojnë këtë pajisje.
Pra, edhe pse dobia e kësaj pajisjeje është diskutabile në përdorimin shtëpiak, njeriu thjesht ndihet më mirë kur e di se të dhënat i ka të sigurta nga ndodhitë e padëshiruara. SentrySafe është disk I fortë me kapacitet prej 160 GB, respektivisht 250 GB, mund të durojë gjysmë orë temperaturën prej 840 gradë celsius (duke marrë parasysh se letra digjet në 232 gradë, 840 është... shumë gradë), e këtë disk mund ta fusni në ujë 24 orë të plota.
Çmimi prej 250 eurosh nuk është i lartë sepse mund të flini rehat duke e ditur se shtëpia mund t'ju digjet deri në themel, derisa fotografitë tuaja nga pushimet të jenë të sigurta.
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg