HP me ekran LP2480xz
Të martën në Berlin ka filluar konferenca e Hewlett Packardit, 'Connecting Your World', në të cilën kompania paraqet produktet për shfrytëzuesit nga regjioni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë).
Në mesin e serisë së produkteve të HP-së theksohet desktopi të-gjitha-në-një (All-in-One) i ndjeshëm në prekje. HP TouchSmart All-in-One në fakt është i madh, me ekran 22-inçësh në të cilin është vendosur kompjuteri komplet, derisa në aplikacionet multimediale qasja është e ngjashme me aplikacionet e celularit iPhone. Kështu, me prekjen me gisht, mund të udhëhiqni me fotografi, muzikë, video materiale, internetin, televizionin, etj. Pajisja përmban procesor IntelCore 2 Duo, derisa ka të integruar DVD burner, WLAN si dhe teknologjinë Ambient Light e cila I mundëson kompjuterit të ndriçojë në terr. Në treg (jo në tonin) arrin në muajin gusht të këtij viti, derisa çmimi i rekomanduar është 1.399 euro. Pos TouchSmart, HP ka paraqitur njëmbëdhjetë laptopë dhe ekranin LP2480xz, që u dedikohet personave të cilët merren me grafikë, i cili shfaqë mbi një miliard ngjyra, derisa HP këtë pajisje e ka zhvilluar në bashkëpunim me studion filmike Dream- Works.
Shkence
- Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme
- “Ariana 5” lëshoi dy satelitë
- Në Suedi testohet vaksina kundër duhanit
- Zbulimi i ri, një mini aeroplan që mbahet në shpinë
- Rock Port, qyteti i parë që ecën me kohën
- Kërkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon ujë në Marse
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare
- Solar LCD televizore?



del.icio.us
Digg