Ballina | Hardware | SpursEngine nga Toshiba

SpursEngine nga Toshiba

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Kompania Toshiba ka nisur liferimin e ekzemplarëve të parë të çipit SpursEngine SE1000 për prodhuesit e pajisjeve kompjuterike, ndërsa komercialisht do të jetë në disponim më vonë gjatë këtij viti.

SpursEngine paraqet një derivat të dobësuar të procesorit Cell që është zemra e PlayStation 3. Për dallim nga tetë bërthama të Cell, SpursEngine ka vetëm katër dhe destinim primar ka grafikën nл kohë reale dhe përpunimin e videos. Ky çip ka kodim dhe enkodim të përshpejtuar hardverik MPEG-2 dhe H.264 të videos së definicionit të lartë dhe punon me takt prej 1.5 GHz me shpenzim prej 10 deri 20 W, ndërsa është menduar si ndihmë shtesë për procesorët dhe çipat grafikë. Derisa çmimi i ekzemplarëve të parë inxhinierikë është 98 dollarë, Toshiba pret qл çmimi komercial do të jetë rreth 50 dollarë. Toshiba ka lidhur edhe partneritet me kompanitë Corel, CyberLink dhe LeadTek për futjen e përkrahjes për SpursEngine në prodhimet e tyre.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko
Te gjitha materialet e kesaj faqeje, ne te cilat tregohet burimi i tyre "truri.com", mund te kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shperndahen.