TV nen Dush?
Linja e televizorëve Bravia nga kompania Sony zgjerohet deri në banjë. Modeli i fundit rezistent ndaj ujit u dedikohet atyre që me të vërtetë nuk mund të bëjnë pa serinë e tyre të preferuar. Sony Bravia XDV-W600 është një televizor i vogël me ekran të diagonales prej 4 inçësh dhe rezolucion 272x480 piksela, derisa është në gjendje të shfaq 6.7 milionë ngjyra. Ka radio të integruar AM/FM radio dhe 2 GB të memories së brendshme, përderisa kënaqësia do të zgjasë 23 orë, sepse po aq kohë do të arrin ta mbajnë dy bateri rimbushëse AA. Pajisja është tërësisht rezistente ndaj ujit, atë mund ta mbani në thellësi deri në një metër me kohëzgjatje prej tridhjetë minutash, e nëse kënaqeni duke shikuar televizion në guaskë, sigurisht do tu pëlqen fakti se lundron mbi ujë. Përsosmëri. Çmimi është rreth 368 dollarë, që nuk është edhe ndonjë çmim shumë i madh për një pajisje kaq të lezetshme e praktike.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg