Ballina | Hardware | Canon, prodhuesi me i madh i fotoaparateve digjitale ne bote!

Canon, prodhuesi me i madh i fotoaparateve digjitale ne bote!

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Kompania elektronike japoneze Canon, prodhuesi më i madh i fotoaparateve digjitale në botë, ka

njoftuar sot se për 12 vjet ka shitur mbi 100 milionë pajisje të tilla në mbarë botën. 

Kjo shitje e madhe para së gjithash është pasojë e popullaritetit të jashtëzakonshëm të serisë IXY, por edhe modeleve të tjera, si në tregun vendas ashtu dhe të huaj, e posaçërisht në tregjet me zhvillim të përnjëhershëm, siç ai është rus dhe kinez, ka njoftuar agjencia Kyodo. 

Canon ka hedhur në treg aparatin e parë kompakt digjital Powershot në muajin korrik të vitit 1996, derisa rritjen më gjigante e ka shënuar në vitin 2000, kur ka filluar të shitet modeli i parë I serisë së fototoparateve IXY, me shtëpizë kompakte dhe dizajn modern. 

Falë shitjes së shkëlqyeshme të aparateve kompakte digjitale, por edhe aparateve reflekse digjitale me një thjerrëz, kompania Canon - e cila prodhon edhe fotokopje e printerë, ka shënuar neto profit rekord n? vitin fiscal 2007, për të tetin vit radhazi.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN