Ballina | Celulare | SUPERNOVA, seri e re e celulareve nga Nokia

SUPERNOVA, seri e re e celulareve nga Nokia

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Nokia ka paralajmëruar katër celularë të ri në serinë 7, të njohur edhe për emërtimin 'fashion'. Modelet e reja janë emëruar Supernova, derisa dallohen për ngjyrat e gjalla dhe dizajnin modern. 

Prodhuesi finlandez serinë Supernova e ka menduar më shumë si dekor mode sesa si një pajisje të avancuar e telekomunikacionit për të cilën gjë dëshmon edhe fakti se bëhet fjalë për telefona të gjeneratës së dytë (2G) të cilët janë në gjendje të bartin dhëna vetëm me protokollin EDGE. Paraqitjen e katër modeleve do ta fillojmë me 7210 i cili në shtëpizën e tij me ngjyra të gjalla ofron komunikim GSM në tri frekuenca (900/1.800/1.900), kamerë me rezolucion prej dy megapikselash dhe radio FM. Në veçanti është theksuar mundësia e përdorimit të telefonit për dëgjim të muzikës, prandaj i është shtuar edhe qasja me kartela microSD në të cilat do të duhej të ruhej muzika. Celulari do të duhej të gjendej në shitje në tremujorin e tretë të vitit 2008 me çmim prej 120 eurosh.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN