Ballina | Celulare | Sony Ericsson T303

Sony Ericsson T303

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Sony Ericsson publikoi modelin e ri të telefonit celular. Është ky modeli T303, një telefon i kategorisë së mesme që hapet në rrëshqitje dhe që do të tërheq shfrytëzuesit me pamjen dhe çmimin atraktiv.

Për këtë telefon ka kohë që diskutohet nëpër forume në internet, e tani që edhe zyrtarisht është prezantuar ju japim ca informata më tepër për të. Është fjala për një aparat 3-band GSM/GPRS 900/1800/1900 me shtëpizë prej metali me disa pjesë të kromuara, ekran TFT me madhësi prej 1.8 inçësh dhe rezolucion 128x160 piksel. Sony Ericsson T303 përmban FM radio, kamerë 1.3 megapikselë, Bluetooth dhe memorie të brendshme prej vetëm 8 MB, duke patur parasysh se telefoni nuk ka vrimë për kartë memorie. Ky model duhet të del në shitje kah mesi i këtij viti.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN