Ballina | Celulare | Samsung Instinct - konkurrencen iPhone-it

Samsung Instinct - konkurrencen iPhone-it

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

E pranuan ata apo jo, është fakt se të gjithë prodhuesit e celularëve kanë tentuar t'i bëjnë konkurrencën iPhone-it të kompanisë Apple - ndërsa është i qartë fakti se në këtë përpjekje të gjithë kanë përjetuar mossukses total. Samsung Instinct është një prej përpjekjeve të tilla I cili megjithatë sjell pak risi.

Samsung Instinct, I cili fillimisht do të shitet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atë nëpërmjet ofruesve të shërbimeve mobile Sprint, për herë të parë është paraqitur para disa muajsh, mirëpo tani përfundimisht është paraqitur në formën finale. Përshtypjet e para janë shumë pozitive: pajisja ka ekran me diagonale prej 3.1 inçësh, I ndjeshëm në prekje me përgjigje të çastit (anglisht - haptic feedback), që do te thotë se ekrani në situata të caktuara reagon në prekje me vibracion me të lehta. Kjo mundësi është shumë e dobishme gjatë shkrimit në tastierën virtuale. Nga mundësitë tjera, gjendet edhe kamera me rezolucion prej dy megapikselësh (vetëm?), GPS, shfletues HTML I uebit, derisa të dhënat tjera tani për tani nuk janë të njohura.
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN