Ballina | Celulare | Edhe nje celular televiziv nga LG

Edhe nje celular televiziv nga LG

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Modeli me emërtimin BH620T pronarëve të tij do të duhej t'u ofrojë kënaqësi të vërtetë në transmetimin digjital televiziv aty ku është e mundur.


Edhe pse shumica e celularëve të LG-së me mbështetje për pranimin e sinjalit digjital televiziv (DVB-T) në parim paraqiten në tregje tjera, modeli me emërtimin BH620T do të mund të gjendet në vitrinat e distributorëve evropian.
Dallueshmëria bazë e pajisjes është pranimi i sinjalit digjital televiziv dhe është krejtësisht e logjikshme që pajisja përmban receptorin përkatës të antenës. Nga anët tjera teknike theksojmë se LG BH620T përmban player multimedial për riprodhimin e të gjitha formateve të njohura audio e video, mbështetje të integruar për HSDPA, Bluetooth, kamerë prej dy megapikselësh dhe karakteristika tjera teknike që përkojnë me këto lloj pajisjesh. LG BH620T për pak kohë do të duhej të paraqitej në tregun gjerman, prej ku do të duhej të vazhdoj shpërndarjen në pjesën tjetër të vendeve tjera evropiane, përfshirë edhe vendet shqipfolëse.

Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN