Ballina | Celulare | Apple iPhone 3G po vjen ne Rumani

Apple iPhone 3G po vjen ne Rumani

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

iPhone i fundit lejon përdoruesit të lundrojnë në internet me dyfishin e shpejtësisë të modelit të përurimit. Po ashtu në lajmet e shkencës dhe teknologjisë: hakerat sulmojnë faqet e internetit të parlamentit të Malit të Zi dhe ministrisë serbe të bujqësisë. 

Kompania e telefonisë celulare Orange do të fusë iPhone 3G të Apple në tregun e Rumanisë në 22 gusht. Kjo pajisje bën të mundur lundrimin në internet me dyfishin e shpejtësisë të iPhone të parë dhe mund të procesojë qindra aplikime të palëve të treta.

Hakerat e Kosovës sulmuan faqen e internetit të ministrisë Serbe të bujqësisë në 4 gusht. Faqja normale e internetit u zëvendësua nga titulli "Republika e Kosovës", e pasur nga të dhëna mbi ish-provincën serbe dhe një listë vendesh që kanë njohur pavarësinë e saj.

Hakerat shqiptarë dëmtuan faqen e internetit të parlamentit të Malit të Zi në 3 gusht. Faqja e internetit u zëvendësua nga një pamje që tregonte një shqiponjë dykrenore. Emblema e Shqipërisë dhe teksti që i përkiste sulmit të "Ulkin Hackers' Grup" dhe forumit "ZeroCool".

Kroacia duhet të kalojë nga transmetimi analog në digjital deri në 31 dhjetor 2010, tha Igor Lucic, sekretari i shtetit për Zyrën Shtetërore Qendrore. Qeveria ka siguruar tashmë fonde për kalimin.

Klinika Neurosurgjikale e Banja Lukës ka marrë një mikroskop të ri për ta përdorur në operacionet e komplikuara kirurgjike. Sipas drejtorit të klinikës Vesna Ivanisevic, kjo pajisje do të lejojë specialistët lokalë të kryejnë procedurat në nivelin më të lartë mikrosurgjikale.

Ekspertët gjermanë do të restaurojnë gjithsej 27 artefakte të gjetur në qytetin antik të Shqipërisë, Apolloni. Vitin e kaluar, një ekip arkeologësh shqiptaro-gjermanë zbuloi objektet që datojnë nga shekulli i parë A,D
Shto ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • email Dergoja nje mikut
  • print Verzioni per print
  • Plain text Tekst blanko

© 2008 truri.com / te gjithe artikujt mund te kopjohen, shperndahen, printohen me se paku nje respekt ndaj nesh faleminderojme truri.com
Qendisur nga: volt.DIZAJN