Perdorimi i celulareve ka lidhje me kancerin
Një paralajmërim i pazakontë ka shqetësuar përdoruesit e celularëve në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i një instituti kërkimor për kancerin, ka paralajmëruar pjesëtarët e ekipit të tij bazuar në një studim që ende nuk është botuar, të kufizojnë kohën e përdorimit të celularëve, në mënyrë që të shmangin rrezikun nga kanceri.
Studimet e mëparshme në disa vende nuk kanë zbuluar prova se përdorimi i shpeshtë i celularëve shkakton kancerin. Në Shoqatën Amerikane të Kancerit, Dr. Majkëll Than i ka analizuar me vëmendje studimet.
"Nga të gjitha provat që kemi deri tani, del se celularët nuk janë të rrezikshëm. Por dua të theksoj se shkenca e ka të pamundur të vërtetojë se diçka është e parrezikshme", - thotë ai
Instituti Kombëtar i Kancerit thotë se celularët emetojnë një formë radio-aktiviteti. Instituti sjell si shembull një numër studimesh mbi këtë teknologji relativisht të re dhe tërheq vëmendjne mbi numrin në rritje të përdoruesve. Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara ka mbi 180 milionë përdorues celularësh, ndërsa në botë mbi 2 miliardë.
Paralajmërimi i Dr. Herberman bazohet në një projekt studimor mbi ndikimin e përdorimit të celularëve tek shëndeti. Ai ka nxitur ekipin e tij të marrë masa, edhe para publikimit të rezultateve të studimit.
Përdoruesit që janë shqetësuar nga ky paralajmërim, thonë se do të fillojnë të përdorin celularin me kufje.
Në mungesë të provave të padiskutueshme, mjekët po rekomandojnë pikërisht masa të tilla, qoftë përdorimin e kufjeve, apo spikerin e celularit, në mënyrë që radioaktiviteti i celularit të jetë sa më larg trurit.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg