Fillim fantastik per iPhon-in e ri!
Edhe pse iPhone i ri në fakt nuk është diç veçanërisht revolucionar, bëhet fjalë për version të përmirësuar paksa të versionit të vjetër pak më shumë se një vit, shitja po i ecën më mbarë sesa për versionin e parë.
Në fundjavën e parë janë shitur rreth një milion iPhone të rinj, derisa shfrytëzuesit kanë shkarkuar dhjetë milionë aplikacione nga App Store, risia e cila mundëson blerjen më të thjeshtë dhe shkarkimin e aplikacioneve drejtpërsëdrejti iPhone.
Mirëpo iPhonemania nuk ka marrë fund këtu. Sipas të dhënave me të cilat disponon Fortune, iPhone 3G në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pothuajse e pamundur të blihet, madje në 117 dyqane është tashmë i shitur, derisa vetë 27 dyqane të tjera i kanë të tria versionet, të ziun prej 8 GB, 16 GB dhe të bardhin prej 16 GB. Pajisjet e reja në dyqane po sillen përditë, por prapë pothuajse brenda ditës së njëjtë po shiten.
Shkence
- Asteroidi godet token. Shperthimi u pa ne Europe dhe Azi
- Shkenctaret jane prane realizimit te rrobave te padukshme
- Ariana 5 leshoi dy satelite
- Ne Suedi testohet vaksina kunder duhanit
- Zbulimi i ri, nje mini aeroplan qe mbahet ne shpine
- Rock Port, qyteti i pare qe ecen me kohen
- Kerkuesi i NASA-s, William Boynton zbulon uje ne Mars
- Toyota Prius (Solar)
- Pioneer blu-ray disk me 400GB
- Martese ne kozmos per 2.3 milione dollare



del.icio.us
Digg